Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia në konferencën e mbajtur për media tha se pas diskutimeve të bëra njoftoi masat e reja lehtësusese, raporton InLajmi.
Merret vendim hapja e xhamive nga data 28 maj, pra nga dita e enjte, gjithashtu edhe lëvizja e qytetarëve do të mund të lëvizin lirshëm nga ora 5 e mengjesit deri në ora 9.
Gjithashtu do të hiqet edhe karantina, hapen shkollat dhe çerdhet por do të shtohen masat mbrojtëse, duke përdorur maska dhe dorëza.
Do të hapen kufijtë dhe do të rritet numri i qendrave laboratorike, i respiratorëve dhe do të shtohen pajisjet mjekësore.
Investimet në mjekësi që kanë munguar, do ta përmirësojnë cilësinë në shëndetësi.
Do të vërehet një prani e shtuar e policëve nëpër sheshe që të kontrollet se a po menaxhohet mirë situata.