Kryeministri japonez Shinzo Abe ka hequr gjendjen e jashtëzakonshme mbarëkombëtare të vendit, duke i dhënë fund kufizimeve në zonat e mbetura ku urdhri ishte akoma në fuqi.
“Ne kemi pasur kritere shumë të rrepta për të hequr gjendjen e jashtëzakonshme. Ne kemi gjykuar se i kemi përmbushur këto kritere,” tha Abe në një fjalim televiziv para kombit të hënën.
Kryeministri tha se vendi kishte arritur të kontrollonte përhapjen e COVID-19 që nga lëshimi i urdhrit në disa zona më 7 prill, më pas duke e zgjatur atë në të gjithë vendin, raporton BBC.
Japonia ishte duke lehtësuar kufizimet që nga mesi i majit, por mbajti disa zona, përfshirë Tokion, nën vëzhgim për të siguruar që shpërthimi ishte përmbajtur, përcjell Klan Kosova.
Përndryshe në total Japonia ka regjistruar 820 vdekje të lidhura me koronavirusin dhe 16.550 infeksione.