• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 25 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Franca dhe Gjermania kërkuan fillimin e dialogut, reagojnë mediat serbe

J G nga J G
25 May 2020
në Bota
0 0
0
Franca dhe Gjermania kërkuan fillimin e dialogut, reagojnë mediat serbe
0
SHPERNDARJE
26
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Berlini dhe Parisi zyrtar po kërkojnë heqjen e të gjitha tarifave dhe rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Gjermania dhe Franca po kërkojnë me ngulm rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe heqjen e të gjitha tarifave.

Kështu shkruan gazeta serbe “Novisti”, sipas këtij mediumi Gjermania dhe Franca presin zbatimin e të gjitha marrëveshjeve që janë arritur deri më tani në këtë proces.

Siç shkruan ky medium, të gjitha marrëveshjet që janë arritur që nga viti 2011 e deri më tani janë zbatuar në përpikëri nga ana e Serbisë, por jo edhe nga Kosova e cila përveç që nuk i ka zbatuar marrëveshjet ajo ka vendosur edhe taksë ndaj Serbisë.

Ky veprim i Kosovës ndaj Serbisë po cilësohet si dështim i BE-së sipas Milovan Drecun, kryetar i të ashtuquajturit Komision i Kuvendit serb për Kosovën.

“Gjermania ka një pozicion të ngurtë politik, dhe kjo është se përmes një marrëveshjeje juridikisht detyruese, duhet të njihet pavarësia e vetëshpallur e Kosovës, të cilën Serbia nuk do ta pranojë me asnjë kusht. Nëse Franca dhe Gjermania duan që dialogu të vazhdojë, atëherë duhet të krijohen kushte për këtë, domethënë, taksat duhet të hiqen pa kushte”, deklaroi Drecun, duke shtuar se, Serbia tani ka forcën dhe askush nuk mund t’i imponojë zgjidhje.

Ish-kreu i diplomacisë së Republikës Federale të Jugosllavisë, Vladislav Jovanoviq, beson se Evropa po nxiton të pozicionohet në negociata, pasi që sipas tij, SHBA-ja tashmë është angazhuar me të dërguarin special për dialog, Richard Grenell dhe se Rusia i ka vënë shpresë Serbisë nëpërmjet ambasadorit të saj në Beograd.

“BE ka frikë se çështja e oborrit të brendshëm mund të zgjidhet nga të tjerët që nuk kanë ambicie që BE të bëhet një fuqi globale botërore. Sipas Brukselit, çështja tashmë ka mbaruar dhe Prishtina dhe Beogradi duhet ta pranojnë atë. Ata duan ta shtyjnë Serbinë të njohë situatën e re, dhe si kthim për të marrë një lehtësim”, theksoi Jovanoviq.

“Vëzhgimi i barabartë i të dy palëve është diçka për të cilën insiston Brukseli, por nuk është një pamje e situatës reale. Ne jemi një vend, Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të KB e njeh sovranitetin mbi provincën tonë jugore, dhe Kosova është një krahinë e vetëshpallur, renegate, pa pëlqimin e Serbisë dhe pa pranimin e më shumë se gjysmës së vendeve të botës”, thotë ai.

Sipas këtij mediumi, kohët e fundit, Gjermania ka qenë më e zëshme dhe më e fortë në mesazhet e saj për të arritur një zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur, me një refuzim të qartë të çdo shkëmbimi territoresh, i cili, siç u spekulua, është një nga zgjidhjet e mundshme, transmeton më tutje lajmi.net.

Ky qëndrim i Berlinit dyshohet se është në kundërshtim me pozicionin e administrimit të përfaqësuesit amerikan Donald Trump.

Tags: FrancaGjermaniaSerbia
Postimi i mëparshëm

Pesë persona të lënduar nga një aksident në Mitrovicë

Postimi tjetër

Tërnava i gëzohet hapjes së xhamive, qytetarët mund të luten në shtëpinë e Zotit

Të ngjajshme Postime

Telefonata e Mossad që futi në kurth gjeneralët iranianë: Ke 12 orë për të shpëtuar
Bota

Telefonata e Mossad që futi në kurth gjeneralët iranianë: Ke 12 orë për të shpëtuar

25 June 2025
Habit Trump: Putin më telefonoi, më tha a do ndihmë me Iranin
Bota

Habit Trump: Putin më telefonoi, më tha a do ndihmë me Iranin

24 June 2025
Mesazh i ri nga djali i Shahut për iranianët: Regjimi po shembet, vetëm ne mund ta përfundojmë këtë luftë
Bota

Mesazh i ri nga djali i Shahut për iranianët: Regjimi po shembet, vetëm ne mund ta përfundojmë këtë luftë

24 June 2025
New York-u në gjendje të jashtëzakonshme, shkak nxehtësia ekstreme
Bota

New York-u në gjendje të jashtëzakonshme, shkak nxehtësia ekstreme

24 June 2025
“Izraeli nuk do ta sulmojë Iranin” – thotë Trump
Bota

“Izraeli nuk do ta sulmojë Iranin” – thotë Trump

24 June 2025
Izraeli publikon foton: Ja raketa iraniane që u hodh gjatë armëpushimit
Bota

Izraeli publikon foton: Ja raketa iraniane që u hodh gjatë armëpushimit

24 June 2025
Postimi tjetër
Tërnava i gëzohet hapjes së xhamive, qytetarët mund të luten në shtëpinë e Zotit

Tërnava i gëzohet hapjes së xhamive, qytetarët mund të luten në shtëpinë e Zotit

Lajmet e fundit

Samiti i NATO-s më 2027 mbahet në Tiranë, njofton Rama

Samiti i NATO-s më 2027 mbahet në Tiranë, njofton Rama

25 June 2025
“E gërrditshme”…”e shoh si krizë shtetërore” – Hoxhaj flet për situatën me Kuvendin

“E gërrditshme”…”e shoh si krizë shtetërore” – Hoxhaj flet për situatën me Kuvendin

25 June 2025
Murati: Dalin shtesat me rritje, lehonat marrin 325.9 euro

Murati: Dalin shtesat me rritje, lehonat marrin 325.9 euro

25 June 2025
Berisha: PS bleu vota me legalizime e leje ndërtimi

Berisha: PS bleu vota me legalizime e leje ndërtimi

25 June 2025
Sanksionet e vendosura ndaj Kosovës, temë e diskutimit mes Abdixhikut dhe emisarit norvegjez

Sanksionet e vendosura ndaj Kosovës, temë e diskutimit mes Abdixhikut dhe emisarit norvegjez

25 June 2025
Faqja zyrtare e Liverpoolit shkruan për Dua Lipen

Faqja zyrtare e Liverpoolit shkruan për Dua Lipen

25 June 2025
Liamj: Ta gjejmë një marrëveshje sa më shpejt, forcat politike duhet të ikin nga kalkulimet

Liamj: Ta gjejmë një marrëveshje sa më shpejt, forcat politike duhet të ikin nga kalkulimet

25 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu