Qeveria e Malit të Zi bën të ditur se atje janë shëruar të gjithë të prekur me Covid-19
Këtë e bëri të ditur qeveria e atjeshme me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, duke shtuar se Mali i Zi ishte shteti i fundit në Evropë që u prek me koronavirus më 17 mars.
Ndërsa, Instituti i Shëndetësisë Publike në Mal të Zi ka deklaruar se së fundmi atje janë kryer 140 teste për koronavirus dhe asnjë nuk ka dalur pozitiv, transmeton Klan Kosova.
“Ndërkohë rasti i fundit aktiv me COVID-19 i ka plotësuar kriteret për shërim të plotë”, thonë në Twitter nga ky institut.