Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, u deklarua lidhur me lajmin në media se kryeministri Kurti ka 23 këshilltarë, me që rast u publikuan edhe emrat, e njëri ndër ta ishte edhe vet Kryeziu, përcjell InLajmi.
Kryeziu ka deklaruar që raportimi i bërë është “i pasaktë” e madje ka interpretuar edhe motivin duke shtuar se “ishte qëllimisht i pasaktë”.


Në mesin e këtyre emrave ishte edhe ai i Kryeziut, që kryen funksionin e zëdhënësit, por edhe emrat e asistentëve, fotografëve e të tjerëve.
Kryeziu ka deklaruar se Kurti i ka të emëruar 18 këshilltarë politikë, prej të cilëve sipas tij “4 janë të jashtëm dhe shërbejnë pa pagesë”.
Kujtojmë që pjesë e njerëzve që këshillonin Kurtin ishte edhe Shkëlzen Gashi, i cili ishte shkarkuar muajin e kaluar./InLajmi/




















