Ish- Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ani pse nuk është më në pozitë udhëheqëse qeveritare, traditen e vjetër të tij po e praktikon edhe këtë festë, shkruan InLajmi.
Pikërisht sot për nder të festës së Fiter Bajramit, përveq urimeve ka dalë dhe iu ka shpërndarë ëmbëlsira Policëve.
Haradinaj përmes rrjetit social facebook ka shprehur urimet më të përzemërta për gjithë besimtarët mysliman si dhe respektin maksimal për Policinë e Kosovës
Postimi i plotë:
Me rastin e Bajramit të Madh, mëngjesin e kësaj dite feste e nisa bashkë me Policët e Kosovës. Mirënjohës atyre që janë në krye të detyrës çdoherë. Urime festa të gjithëve. /InLajmi/