• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 25 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Adnan Merovci rrëfen se si një serb tentoi ta mbys Ibrahim Rugovën

J G nga J G
24 May 2020
në KRYESORE
0 0
0
Adnan Merovci rrëfen se si një serb tentoi ta mbys Ibrahim Rugovën
4
SHPERNDARJE
27
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Adnan Merovci bashkëpunëtori i ngushtë i Ibrahim Rugovës ka treguar se si 28 vjet më parë Presidenti historik ka shpëtuar nga një atentat që ishte kryer nga një serb.

Bashkëpunëtori i ngushtë i Rugovës tregon se gjatë rrugës, pas votimit në zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale me datë 24 maj 1992, pak para hyrjes në një ndërtesë në “Lakrishtë”, një serb e ka hedhur një kavanoz të madh turshie nga lartësia me qëllim për ta goditur Kryetarin e LDK-së.

“Pasi Kryetari votoi, dhe me grupin e përcjelljes e kthyem në banesë në ‘Lakrishtë’, pak para se me mbërri te hyrja e bllokut, papritmas, gjysmë metri para Kryetarit ra një mjet që më vonë e kuptuam se kishte qenë një kavanoz i madh turshie (rreth 10 kilogramë)”.

“Më vonë bëra hulumtimet e duhura dhe zbulova se kush e kishte hedhur atë kavanoz. Kishte qenë një familje serbe, e cila nga mllefi dhe padurueshmëria dhe urrejtja patologjike ndaj shqiptarëve kishte dashur ta vriste Kryetarin, mu në ditën kur ai u zgjodh Kryetar i Kosovës. Vetëm Zoti i madh na shpëtoi nga ky rrezik i madh”.

Më poshtë mund ta lexoni rrëfimin e plotë të Merovcit:

Kujtesë institucionale!

Sot, 28 vjet më parë!

Zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale (24 maj 1992). Falë Zotit shpëtuam nga një atentat të njejtën ditë!

Pas Deklaratës së Pavarësisë, Kushtetutës së Kaçanikut dhe Referendumit për pavarësinë e Kosovës, më 24 maj 1992, në tërë Kosovën, u organizuan zgjedhjet shumëpartiake parlamentare dhe presidenciale. Ishte kjo një punë me mund deri në këtë ditë. Punuan shumë njerëz të inkuadruar në këtë proces. Qendra komunikuese ishte mu në ndërtesën e vogël të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Unë kryesisht merresha me logjistikën, me theks të veçantë në ditën e zgjedhjeve, sidomos për votimin që do ta bënte Kryetari në qendrën e votimit në “Lakrishtë”, aty ku Kryetari banonte, në ndërtesën e ish-”Ramiz Sadikut”. Më 24 maj 1992 kishim marrë të gjitha masat që votimi i Kryetarit të bëhej pa probleme. U mobilizuam dhe në përcjellje të Kryetarit u angazhuan shumë njerëz me disa vetura.

Në vendvotim arritëm rreth orës 10:00, ku kishte shumë njerëz, gazetarë, votues dhe simpatizantë.

Regjimi i instaluar serb në Kosovë haptazi nuk pengoi mbajtjen e zgjedhjeve, por vende-vende bëri pengesa dhe pasojat ndiheshin me marrje në pyetje të shqiptarëve në të ashtuquajturat “biseda informative”, të cilat ishin shumë të pakëndshme dhe shpesh përfundonin me dhunë, plagosje, burgosje e deri në vrasje. Gjendja ishte e tensionuar dhe përveç nga eksponentët e regjimit serb të instaluar në Kosovë, rreziku vinte edhe nga qytetarët serbë, të cilët ishin agresivë, institucionalisht të armatosur dhe në çdo situatë ishin të mbrojtur nga regjimi. Ata bënin çdo gjë dhe epilogu dihej, fajtor janë shqiptarët. “Samo mrtav shiptar je dobar shiptar”, (Vetëm shqiptari i vdekur, është shqiptar i mirë), shkruante në hyrjen e dytë të “Lakrishtes” ku banonte RUGOVA.

Pasi Kryetari votoi, dhe me grupin e përcjelljes e kthyem në banesë në “Lakrishtë”, pak para se me mbërri te hyrja e bllokut, papritmas, gjysmë metri para Kryetarit ra një mjet që më vonë e kuptuam se kishte qenë një kavanoz i madh turshie (rreth 10 kg). Kujtdo që ky kavanoz i hedhur t’i kishte rënë në kokë, do të kishte pasoja fatale. Zoti deshi dhe hedhësi i saj, një serb, nga katet e larta që më vonë e zbulova, si dhe nga cila banesë ishte hedhur, nuk kishte bërë kalkulimin e saktë kur duhet hedhur kavanozin, ashtu që ai t’i binte në kokë, kujt tjetër përveç Kryetarit RUGOVA.

Zoti i madh na shpëtoi të gjithëve nga një fatalitet i sigurt. Të gjendur në situatë të tillë, kur në shpejtësi, perceptimi për t’ia qëlluar se çka ishte ky mjet, që në fillim m’u duk si eksploziv, reagova instinktivisht, duke dashur ta evakuoj Kryetarin, e mbulova me trup, duke dashur ta fus në hyrje për ta larguar nga ky vend i rrezikshëm. Kthimi mbrapa ishte rreziku i hedhjeve të tjera, futja brenda në ndërtesë ishte një rrezik tjetër. Nuk dija çka mund të na priste në korridor të hyrjes së errët të ndërtesës. Kryetari si me humor më vonë e ka shpjeguar këtë rast si rrezik më tepër nga reagimi im se ajo që ndodhi. ” Adnani me shpejtësi dhe fuqi më rroku përpara duke më përmbledhur në hyrje. Desh m’i thej eshnat”, iu kishte thënë bashkëpunëtorëve. Ky ishte një rrezik potencial dhe falë Zotit shpëtuam. Më vonë bëra hulumtimet e duhura dhe zbulova se kush e kishte hedhur atë kavanoz. Kishte qenë një familje serbe, e cila nga mllefi dhe padurueshmëria dhe urrejtja patologjike ndaj shqiptarëve kishte dashur ta vriste Kryetarin, mu në ditën kur ai u zgjodh Kryetar i Kosovës. Vetëm Zoti i madh na shpëtoi nga ky rrezik i madh.

Nëna e Kryetarit, Sofa, duke mos pasur mundësi që vetë të shkonte në vendvotim për të votuar, organizuam ekipin mobil në krye me Jakup SHALËN, i cili si në shumë raste të tjera specifike, shkoi në banesën e saj dhe mundësoi votimin nga banesa. Ishte kjo një ditë shumë e rëndësishme, sepse po organizoheshin zgjedhjet e para demokratike në historinë e Kosovës. Në këtë ditë unë kisha angazhuar një komunikim me radiolidhje për grupin përcjellës me ”voki-toki”, të cilat për herë të parë i përdorëm publikisht. Ishte ky një rrezik i madh, sepse filmoheshim nga gazetarë të ndryshëm dhe radiolidhjet ishin mjete rreptësisht të ndaluara, sikur të kesh armë. Pas votimit u kthyem në banesën e Kryetarit. Grupi i sigurimit u vendos në një banesë të afërt me Kryetarin, ku një natë më parë e kisha rezervuar për të ndenjur tërë natën./InLajmi/

Tags: Adnan MerovciIbrahim RugovaSerbia
Postimi i mëparshëm

Tre pacientë me koronavirus në QKUK janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Postimi tjetër

Javën tjetër merret vendimi për shtyerjen e zgjedhjeve në UP

Të ngjajshme Postime

Një miliard euro rrymë të importuar në dekadën e fundit, Sllovenia furnizuesi kryesor i Kosovës
KRYESORE

Një miliard euro rrymë të importuar në dekadën e fundit, Sllovenia furnizuesi kryesor i Kosovës

24 December 2025
Kurti me dhuratat e Vitit të ri, thotë se do t’i ndajë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët një ditë pas zgjedhjeve
KRYESORE

Kurti me dhuratat e Vitit të ri, thotë se do t’i ndajë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët një ditë pas zgjedhjeve

24 December 2025
Në prag të zgjedhjeve, Serbia hap konkurs për 300 vende pune në institucionet paralele në Kosovë
KRYESORE

Në prag të zgjedhjeve, Serbia hap konkurs për 300 vende pune në institucionet paralele në Kosovë

24 December 2025
Jashari uron festat e fundvitit: FSK do mbetet e përkushtuar në misionin e saj fisnik
KRYESORE

Jashari uron festat e fundvitit: FSK do mbetet e përkushtuar në misionin e saj fisnik

24 December 2025
Sot mbyllet rruga në Serbi në drejtim të Kosovës, qytetarët këshillohen të përdorin rrugë alternative
KRYESORE

Sot mbyllet rruga në Serbi në drejtim të Kosovës, qytetarët këshillohen të përdorin rrugë alternative

24 December 2025
Varroset sot Shemi i grupit “Ilirët”
KRYESORE

Varroset sot Shemi i grupit “Ilirët”

24 December 2025
Postimi tjetër
Javën tjetër merret vendimi për shtyerjen e zgjedhjeve në UP

Javën tjetër merret vendimi për shtyerjen e zgjedhjeve në UP

Lajmet e fundit

100 eurot katër ditë para zgjedhjeve, Miftaraj: Vendime korruptive, me ble vota, pa bazë ligjore

100 eurot katër ditë para zgjedhjeve, Miftaraj: Vendime korruptive, me ble vota, pa bazë ligjore

24 December 2025
SHBA zbulon mbi 1 milion dokumente të reja për rastin Epstein

SHBA zbulon mbi 1 milion dokumente të reja për rastin Epstein

24 December 2025
Sa rrinë dhe për çfarë e përdorin shqiptarët internetin

Sa rrinë dhe për çfarë e përdorin shqiptarët internetin

24 December 2025
Një miliard euro rrymë të importuar në dekadën e fundit, Sllovenia furnizuesi kryesor i Kosovës

Një miliard euro rrymë të importuar në dekadën e fundit, Sllovenia furnizuesi kryesor i Kosovës

24 December 2025
Tonali, ëndrra e “Zonjës së vjetër”

Tonali, ëndrra e “Zonjës së vjetër”

24 December 2025
Kurti me dhuratat e Vitit të ri, thotë se do t’i ndajë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët një ditë pas zgjedhjeve

Kurti me dhuratat e Vitit të ri, thotë se do t’i ndajë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët një ditë pas zgjedhjeve

24 December 2025
Në prag të zgjedhjeve, Serbia hap konkurs për 300 vende pune në institucionet paralele në Kosovë

Në prag të zgjedhjeve, Serbia hap konkurs për 300 vende pune në institucionet paralele në Kosovë

24 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu