Gjatë vikendit vendi ynë do të jetë nën ndikimin e fushave anticiklonike por jostabile.
Të shtunën, nuk parashihet të ketë reshje përpos në kryeqytet me rrethinë parashikohen reshje të izoluara, kryesisht në pjesën e dytë të ditës kurse pjesët tjera të territorit mbetën nën ndikimin e rrezeve të diellit dhe vranësirave kalimtare.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.
Kushtet biometeorologjike mbeten të mira, për shkak të prezencës aktive të këtyre elementeve meteorologjike. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s, ndërsa në Dukagjin shpejtësia e erës do të jetë nga 1-16 m/s.