Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci ka uruar festën e Bajramit dhe përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, duke uruar që të kalojë sa më shpejtë pandemia, përcjell InLajmi.
Lladrovci shkroi në facebook ku tha se nesër është Dita e Bajramit, andaj, ua uroj këtë festë prindërve, familjarëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së, dhe të gjithë besimtarëve, me dëshirat më të mira për harmoni, dashuri dhe begati në familjet Tuaja.
“Uroj që kjo festë, të shënohet edhe duke i respektuar masat të cilat i kanë dhënë institucionet tona, për luftimin e pandemisë, prandaj, ashtu sikur deri më sot, edhe sot e tutje, duhet me sukses t’i zbatojmë këto rekomandime” shkroi ai.
Me fat Bajrami, paçi shëndet e lumturi!/InLajmi/