Infektologu i Kosovës, Valbon Krasniqi ka thënë se këtë vit festën e Bajramit ta festojmë në shtëpi.
Krasniqi përmes rrjetit social face book tha se gjithçka e ka fillimin dhe fundin e vet, edhe COVID-it i ka ardh fundi, shkruan InLajmi.
“Besimi dhe durimi, dy fjalët më të dëgjuara këtyre muajve, por edhe dy virtytet më të larta të trashëguara ndër breza, u dëshmuan se janë shtyllat më të forta të suksesit në jetë. Gjithçka e ka fillimin dhe fundin e vet. Edhe COVID-it i ka ardh fundi”, ka shkruar Krasniqi.
“Urime dhe me Fat Festa e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë”.
Postimi i plotë:
Të festojmë këtë radhë në shtëpitë tona, që nesër të festojmë të gjithë së bashku
Besimi dhe durimi, dy fjalët më të dëgjuara këtyre muajve, por edhe dy virtytet më të larta të trashëguara ndër breza, u dëshmuan se janë shtyllat më të forta të suksesit në jetë. Gjithçka e ka fillimin dhe fundin e vet. Edhe COVID-it i ka ardhe fundi.
Të festojmë këtë radhë në shtëpitë tona, që nesër të festojmë të gjithë së bashku.
Urime dhe me Fat Festa e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë.