Personat që vijnë në Francë nga Britania e Madhe do të duhet të izolohen për 14 ditë nga 8 qershori, ka njoftuar qeveria franceze.
Franca ka deklaruar që do të vendos masa reciproke për çdo vend europian që praktikon karantinimin.
Udhëtarëve që arrijnë në Francë nga Spanja me aeroplan gjithashtu do t’ju kërkohet të shkojnë në karantinë nga e hëna, njofton Klan Kosova.
Nëse një person nuk ka ku të akomodohet, atyre do t’u kërkohet të qëndrojnë në “ambiente të rregulluara nga qeveria” me shpenzimet e veta, sipas shefit të Forcave Kufitare Paul Lincoln.