Vajza e këngëtares Shyhrete Behluli, Engjellusha, e cila ka publikuar mjaft projekte të sukesshme muzikore, kësaj radhe për fansat e saj dhe ata të muzikës popullore ka sjellur një duet me këngëtarin e mirënjohur të këtij zhanri Afrim Muqiqi, shkruan InLajmi.
Dueti quhet “Po ta boj hallall”, dhe për tekstin e tij është përkujdesur reperi Arian Agushi, kurse për muzikën nëna e Engjit, Shyhretja.
Kënga për tematikë ka momentet prekëse të “largimit” të vajzës nga shtëpia e babait pasi ajo vendos të martohet./InLajmi/