Instituti i Kërkimeve Franceze për Detin, “Ifremer”, ka nxjerrur një super lajm për adhuruesit e plazheve dhe detit.
Sipas studimeve të kryera nga ta del që koronavirusi të mos ketë aftësi t’i mbijetojë ujërave të kripura të detit.
Për të arritur në përfundimet e tyre, studiuesit francezë studiuan midhjet dhe mostrat e ujit të detit të marra në pika të ndryshme në bregdetin e Francës.
Ndër 21 molusqet e analizuara, asnjë nuk tregoi gjurmë të koronavirusit, përcjell Gazeta Express.
“Edhe nëse nuk mund të flasim për siguri për të gjithë molusqet dhe ujërat detare të Francës, mungesa e gjurmëve të COVID-19 i zbuluar nga studimi ynë është një lajm i mirë”, theksuan studiuesit.