SHBA-të e kanë ndihmuar Kosovën qysh nga fillimi i pandemisë duke ndarë miliona euro për blerjen e produkteve mjekësore dhe gjërave mbrojtëse për mjekët.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka falënderuar SHBA-në për ndarjen e 500 milionë dollarëve për Kosovën.
“Mirënjohës ndaj SHBA-së për ndihmën shtesë prej gjysmë milioni dollarësh për ta luftuar pandeminë”. “Miqësia jonë është e përhershme dhe e palëkundshme. Së bashku mund ta mposhtim pandeminë”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook./InLajmi/