106 vjeçari Nazim Neziri nga Remniku u Vitisë ndërroi jetë të enjten, pak para darkës së muajit të shenjtë të Ramazanit.
Për të ndjerin ky ishte Ramazani i 94 që po e agjëronte.
Ai u varros pa ndonjë organizim e as pamja nuk u hap shkaku i pandemisë, njofton Klan Kosova.
E nipi i tij, i cili ishte përkujdesur vazhdimisht për të, thotë se deri në momentin kur ndërroi jetë gjyshi i tij ishte në gjendje të mirë dhe nuk kishte shfaqur ndonjë problem shëndetësor.