Ministri i Infrastrukturës Lumir Abdixhiku pas Lipjanit vizitoi qytetin e Vushtrrisë, ku bashkë me kryetarin e komunës Xhafer Gashin nënshkruan marrëveshje afër 2 milion euro, përcjell InLajmi.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Tahiri në facebook, duke treguar se investimet në Vushtrri nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit përfshijnë 2 projekte:
– Rregullimi i Shtartit të Lumit Silnica
– Kyçjet individuale në ujësjellës
Dua të falënderoj Ministrin z. Lumir Abdixhiku për përkushtimin dhe profesionalizmin e lartë./InLajmi/