Këngëtari Labinot Tahiri, i cili kohëve të fundit ka qenë i zëshëm për dasmat në Kosovë, tashmë po mirret me një iniciativë tjetër, atë të zbukurimit të komplekseve të dëshmorëve me lule dhe gjelbërim, shkruan InLajmi.
E pasi ka përfunduar projektin e parë, siç e ka quajtur ai, të zbukuruimit të varrezave të dëshmorëve në “Gllogjanin e Ramush Haradinajt”, tani ja ka mësyer Prekazit.
Për momentin Tahiri është në pritje të kryetarit të Skënderajt Bekim Jashari dhe menjëherë do ta dërgojë donacionin edhe atje.
“Po presim që të vazhdojmë e ta dërgojmë donacionin në Prekaz, për kullat e Jasharajve! Sapo të jemi në kontakt me Komunên e Skenderajt dhe kryetarin e nderuar Bekim Jasharin kështu do bëhet edhe atje zbukurimi i varrezave të dëshmorëve!” – ka shkruar në facebook këngëtari./InLajmi/