Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se do ta pranojnë aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me dekretin e Presidentit Thaçi, raporton Ekonomia Online.
“Do ta respektojmë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, përderisa është interpretim i Kushtetutës”, tha shkurt Kurti.
Përndryshe në kohë polemikash partiake për formimin e qeverisë së re apo shkuarjen në zgjedhje, u raportuan qëndrime kontraverse të anëtarëve të Vetëvendosjes! në lidhje me pranimin ose jo të vendimit final të Gjykatës Kushtutuese.
Vetë ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu u shpreh se nuk e di nëse do ta pranojnë apo jo vendimin e kushtetueses, por Kurti sqaroi gjithçka gjatë ditës së sotshme.