Me 20 Maj u raportua se Mary-Kate Olsen parashtroi padi për divorc në një Gjykatë të New York-ut nga bashkëshorti i saj, 27 vjet më i vjetër, Olivier Sarkozy.
Por Gjykata e New York-ut e hodhi poshtë padinë me arsyetimin se në kohë pandemie gjykata është duke proceduar raste divorci të rëndësisë emergjente.
Por edhe nëse nuk ka arritur të fianlizohet akoma, ndarja e tyre është fakt i kryer, dhe kjo për shumë arsyje.
Mësohet se Mary-t kishte filluar t’i bëhej prioritet sjellja në jetë e një fëmije. Ajo po priste që bashkëshorti i saj të bënte një lëvizje në këtë drejtim por ai nuk e bëri ka rrëfyer një burim i revistës Glamour.
Arsyje drejt divorcit mësohen të kenë qenë edhe dallimet në karakter dhe ambiciet për punë, përcjell InLajmi.
“Olivieri donte më tepër një grua që rri në shtëpi, ai thjesht nuk e kuptonte pasionin e Mary-t për të punuar 12 orë në ditë.”-ka përunduar burimi./InLajmi/