Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka trafikuar viktimën femër kosovare të mitur.
Në njoftimin e Policisë thuhet se si prova materiale janë konfiskuar, dy telefona celular dhe një thikë.
Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje. /InLajmi/