Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës , Kadri Veseli, gjatë ditës ka vizituar Junikun, në vendin ku 108 vjet më parë Hasan Prishtina kishte organizuar Kuvendin e Junikut, përcjell InLajmi.
Veseli tha se kjo trevë patriotike e ka treguar gjithmonë veten duke qëndruar gjithmonë në ballë të luftës për liri.
Statusi i plotë i tij:
Në këto kulla të Junikut, Hasan Prishtina, organizoi 108 vjet më parë Kuvendin e Junikut i cili duhet kujtuar me nderim si një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar.
Në atë Kuvend, morën pjesë mbi 250 delegatë nga vilajeti i Kosovës dhe nga viset tjera shqiptare. Vendimet e atij tubimi i dhanë një dinamikë të re kryengritjes së përgjithshme shqiptare kundër pushtuesve, duke i paraprirë shpalljes së pavarësisë më 28 nëntor 1912.
Kjo trevë patriotike e ka treguar gjithmonë veten duke qëndruar gjithmonë në ballë të luftës për liri./InLajmi/