Gjatë dy ditëve të kaluara pothuajse në gjithë vendin pati reshje të mëdha të shiut, me që rast u dëmtuan edhe shumë prona bujqësore, përcjell InLajmi.
Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa ka dalur sot në teren për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga breshëri dhe vërshimet.
“Pashë nga afër këto dëme në Therandë, Mamushë, Rahovec dhe Prizren. Pas pranimit të raporteve të vlerësimit të dëmeve do të kompensojmë këta bujq brenda mundësive buxhetore të Ministrisë” shkroi Mustafa në facebook.
Ndryshe në qytetin e Prizrenit dhe qytete të tjera breshëri i rënë kishte madhësinë e një veze./InLajmi/