Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë e ka gati programin qeverisës së bashku me partnerët e koalicionit me të cilët synon të qeverisë me vendin.
Ky program pritet tu prezantohet sot deputetëve të kësaj partie.
Që nga fillimi i muajit, kandidati i këtij subjekti politik për kryeministër, Avdullah Hoti, ka takuar përfaqësuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe ata të Nismës Socialdemokrate, me qëllimin për ta harmonizuar programin qeverisës, ani se me to e ka firmosur më herët marrëveshjen e koalicionit, , është bërë e ditur për Telegrafin.
Takimet janë zhvilluar edhe pasi Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar dekretin e presidentit Hashim Thaçi për ta caktuar Hotin si mandatar për formimin e qeverisë së re.