Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me shqetësimin e ambasadores së SHBA, Yuri Kim për një marrëveshje të fshehtë për Reformën në Drejtësi.
Sipas Kryemadhit kjo marrëveshje është mes krimit dhe kryeministrit Edi Rama. Ajo ka shtuar se kjo vërtetohet nga shpejtësia e reagimit të Ramës në lidhje me shqetësimin e Yuri Kim
“Më vjen mirë që ambasadorja po fillon të kuptojë realitetin. Kam kohë që kam thënë që ka një marrëveshje për ta shkatërruar. Kjo mjafton të shikojmë se ç’po ndodh me sistemi në drejtësi. Ne bëjmë 4 vite që e kemi miratuar. Dhe ajo që bën përshtypje është se ne nuk kemi institucione të ngritura. Përball sistemi të ri që është ngritur. Nxitimi me vrap i Kryeministrit për të shkruar ishte një justifikim. Por djajtë janë kriminelët. Ajo që të bën përshtypje është se kjo reformë është tentuar për të vrarë që në lindje,. Është mazhoranca edhe pse ka pasur mundësin e kapjes së institucione. Midis Edi Ramën dhe atyre që e kontrollojnë Reformën në Drejtësi. Kush bën listat e procesi të vettingun. Të marrin tabultata e whtasapp-it. dhe thirrjet me numrat grek etj. Janë kontakte nga bota e krimit. Në janar të 2018 kemi paraqitur një dosje me amendament. Por nuk u morën parasysh. Vonesat e ngritjes së institucioneve ka qenë shoqëria civile që nuk paraqiti kandidat përfaqësues. Mua më vjen shumë mirë që Ambasadorja po beson se ka një pakt mes Ramës dhe grupeve kriminale.” tha Monika Kryemadhi ne “Open”.
Ambasadorja Amerikane në Shqipëri Yuri Kim bëri një deklaratë të papritur lidhur me ecurinë e Reformës në Drejtësi në Shqipëri.
Ajo ka lënë të kuptohet se i kanë shkuar në vesh fjalë për një marrëveshje të fshehtë për të vrarë këtë reformë, teksa thotë se shpreson që kjo të jetë e pavërtetë.
“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta.
Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë”, shkruan Yuri Kim.