Këshilltari politik i Albin Kurtit dhe drejtori i Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Aziz Bici i ka reaguar kryetarit të OVL-së të UÇK-së, Hysni Gucati, i cili i kishte akuzuar qeverinë Kurti për rritjen e numrit të veteranëve në 100 ditët e Qeverisë Kurti.
Bici thotë se Gucati e ndërton shpifjen e tij mbi keqkuptimin që krijon njësimi i listës së veteranëve dhe listës pensionale të veteranëve.
Ai sqaron se Zyra e Çështjeve të Kategorive të Dala nga Lufta nuk ka lëshuar asnjë certifikatë.
‘’Të dashur qytetarë, ditën e djeshme, kryetari i OVL-së të UÇK-së, z. Hysni Gucati, ka bërë një shpifje duke na akuzuar për rritjen të numrit të veteranëve në 100 ditët e Qeverisë Kurti. Ju njoftoj se Zyra e Çështjeve të Kategorive të Dala nga Lufta nuk ka lëshuar asnjë certifikatë.’’, shkruan Bici në Facebook.
‘’Z. Gucati e ndërton shpifjen e tij mbi keqkuptimin që krijonn njësimi i listës së veteranëve dhe listës pensionale të veteranëve. Një veteran kur gjendet pa punë përfiton pension 170 euro. Por, si veteran e ka përcaktuar Komisioni në të cilin ka bërë pjesë edhe z. Gucati.’’, shton ai./InLajmi/
