Kreu i qeverisë Edi Rama ka bërë një deklaratë surprizë në parlament këtë të enjte, duke thënë se qeveria do ta rindërtojë sërish Teatrin e vjetër, me projektin e njejtë nga arkitekti italian Giulio Berté.
Kreu i qeverisë ka folur për një ‘reflektim’, por jo për prishjen e godinës së Teatrit, të cilën e ka cilësuar si një ‘pjellë bastarde’.
Në të kundërt, Rama ka folur për rikthimin e projektit të vërtetë të arkitektit italian, duke rindërtuar skicën e këtij të fundit në një tjetër vend në Tiranë pa dhënë detaje se ku dhe kur do të bëhet ky projekt.
“Kam një lajm të mirë, por nuk do u’a jap të plotë. Meqë godina nuk u ndërtua kurrë dhe meqë ka jo këta, por ka njerëz që më kanë bërë të reflektoj në këtë situatë për një mangësi për një mungesë boshllëk, apo lëndim. Ne do ta marrim projektin origjinal dhe do u’a rikthejmë jo aleancës për politikën me teatrin, jo artistëve apo artistëve politikanë, por do u’a rikthejmë fëmijëve, si pjesë e një programi më të madh, do të përputhen gjërat dhe do ta kemi mes nesh, jo aty dhe jo teatër” – u shpreh Rama në një fjalim të tejzgjatur dhe të shoqëruar herë pas here me kontestime nga deputetët e opozitës parlamentare.ka thënë kryeministri i Shqipërisë.
Rama ka treguar edhe për ata që do tu dedikohet ky projekt i ri i një projekti të vjetër, transmeton Euro News Albania.
“Për më shumë do ta shikoni dhe pastaj do të shikoni peligrinazhin për të shkuar te ajo godina, jo ju por fëmijët për t’ju mësuar aktrimin, apo edhe ndonjë nostalgjik. Edhe këta kur të marrin vesh se është diku tjetër do të mërziten dhe do të thonë mjaft tani,” – u shpreh Kryeministri, i cili replikoi me deputetët e tjerë të cilët vunë në diskutim faktin e vendimmarrjes.