Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi, e cila filloi karrierën në Shqipëri si fituese e garave të bukurisë dhe modele, për të vazhduar jetën dhe angazhimet profesionale tash e sa vite në Turqi, është mjaft aktive në rrjetet sociale, shkruan InLajmi.
Së fundmi ajo ka shfrytëzuar instagramin për t’iu përgjigjur ndjekësve në pytje të ndryshme rreth jetës së saj private dhe publike.
Duke qenë se ndodhemi edhe në muajin e shenjët të Ramazanit, një fans e ka pyetur nëse ajo po agjëron.
“Qe prej kur kam qenë 15 vjeçare” – është përgjigjur Almeda.
Përndryshe, Abazi momentalisht po jeton në Stamboll, së bashku me bashkëshortin e saj, aktorin e famshëm turk Tolgahan Sayişman, me të cilin ka edhe një djalë.
/InLajmi/