Të gjithë e njohim Tunën dhe ia këndojmë këngët por edhe babai i saj, Shaban Sejdiu, ka qenë i njohur për publikun duke fituar dy herë rresht medalje të bronztë në dy palë lojëra olimpike, shkruan InLajmi.
Shaban Sejdiu ka qenë mundës dhe dy medaljet i ka fituar gjatë lojërave olimpike në Moskë më 1980 dhe në Los Angeles më 1984.
Në llogarinë e saj në Instagram, Tuna publikoi një fotografi të vjetër të babit të saj i cili qëndronte në vendin e dytë.
Në foto ajo citon thënien e famshme të Dan Gable, një mundës amerikan, “Medaljet e arta nuk janë nga ari në të vërtetë. Ajo janë nga djersa, vendosmëria dhe një aliazh i vështirë për t’u gjetur, i quajtur besim.” /InLajmi/