Skender Syla Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Bullgari, ka thumbuar kryeministrin në detyrë Albin Kurtit duke i thënë që të mbajë distancën sociale në kohën kur vendi po përballet me pandeminë COVID-19, përcjell InLajmi.
Syla ka postuar në Facebook një fotografi të Kurtit në një konferencë për media në të cilën nuk ka vendosur maskë dhe nuk respekton distancën sociale, pavarësisht rekomandimeve të institucioneve shëndetësore.
“Mbani distancën. Koronavirusi është ende i pranishëm. Faleminderit”, ka shkruar Syla./InLajmi/