Dje gjatë ditës për shkak të vendimit për mos hapjen e xhamive as për festën e Bajramit, disa besimtarë myslimanë falën Ikindinë në shesh të Prishtinës, duke e respektuar distancën si një ndër masat kryesore për mbrojtje nga pandemia, përcjell InLajmi.
Të pranishmit para fillimit të aksionit kishin thënë që kanë marrë leje përkatëse edhe nga Policia e Kosovës.
Por, duket se dikujt i ka penguar praktikimi i fesë. Shkrimtari dhe profesori kosovar, Gani Mehmetaj, ka ironizuar me këtë grup, derisa akuzon PDK-në për këtë veprim.
Ai thotë se organizimi u bë nga krahu islamik i PDK-së, madje këta besimtarë i krahasoi me qentë, ku edhe ka publikuar një fotografi të qenve endacakë në shesh.
Ky është postimi i tij i plotë:
Beduinët para shtatorës se Gjergj Kastriotit
Po u falet në rrugë do t’u rrah si qentë, i pati kërcënuar ish kryeministri i ndjerë Bajram Rexhepi, krahun islamik të Isisit, kur dolën me një copës beze të faleshin si beduinët në shkretëtirë. Islamikët e ulën bishtin dhe ikën.
E kisha në plan t’i rrihja dhe t’i tërhiqja zvarrë, me pati thënë kryeministri i ndjerë në një koktej kineastësh.
Dje islamikët e Partisë Demokratike të Kosovës, e provokuan rëndë rendin dhe qetësinë, e rrezikuan shëndetin publik, duke i ngrehur të prapmet drejt qiellit në Sheshin “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”. Dje qeverisja e Vetëvendosjes ra në provim, sepse lejoi ushtarët e islamit të shpërfillnin shtetin dhe të përdhosnin Sheshin “Gjergj Kastrioti”.
Dje i dhamë një porosi të qartë evropianëve, forcat kriminale të islamit, përpiqen të na pengojnë ne integrimin evropianë, duan që ne të mbetemi vazhdimësi e arabëve, dhe anadollakëve, ashtu sikurse bëjnë çdo vjet islamikët në Tiranë.
Shteti nuk duhej të lejonte cirk- faljen, nuk duhej të ligështohej para islamikëve të Isisit, duhej të mbronte jetën e shëndetin e qytetarëve.
Krahu islamik i Partisë Demokratike të Kosovës prapë do të bëjë presion në shesh e në xhami, myslimanët janë instrument i fortë i tyre, por shteti nuk duhet t’ua luaj bishtin, por t’i godas. Është në rrezik jeta e kombit, sepse ata që do të falën në xhami a në shesh, pastaj do ta përhapin virusin si minjtë kolerën.
Pamje nga vendi ku u falen dje islamikët, pasdite u vërshuan nga qentë./InLajmi/