Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli i ka kërkuar presidentit dhe kryeministrit që të ndalin presionin dhe tentimin që të ndikojnë në vendimin që pritet të marrë Gjykata Kushtetuese për mandatarin, përcjell InLajmi.
Përmes një shkrimi në facebook, Pacolli thotë se Gjykata Kushtetuese është një organ i lartë që nuk guxon të kërcënohet e as të ndikohet nga askush.

“Është tepër e rëndësishme që të respektohet pa marrë parasysh cili do të jetë vendimi. Unë, si President i vendit, e pata bëra këtë pa zhurmë fare. Ky shembull duhet të ndiqet edhe nga të tjerët”, ka thënë ai.
Postimi i plotë:
Shoh shumë deklarata dhe spekulime politike nga të gjitha anët, në lidhje me vendimin e radhës të Gjykatës Kushtetuese. Kjo duhet të ndalet. Kjo vlen për të gjitha palët që tentojnë të ndikojnë, veçanërisht për Presidentin dhe Kryeministrin në detyrë. Gjykata Kushtetuese është një organ i lartë dhe i pavarur dhe nuk guxon të kërcënohet apo të ndikohet nga askush. Është tepër e rëndësishme që të respektohet pa marrë parasysh cili do të jetë vendimi. Unë, si President i vendit, e pata bëra këtë pa zhurmë fare. Ky shembull duhet të ndiqet edhe nga të tjerët./InLajmi/





















