Futbollisti Manuel Neuer ka renovuar kontratën me klubin e Bayernit deri në vitin 2023 duke u vënë në garë për të fituar kupën e 8-të të Bundesligës, pas nëntë sezonesh tek Bayerni, përcjell InLajmi.
“Gjatë javëve të karantinimit shkaku i pandemisë, nuk doja të merrja një vendim, sepse ashtu se dinte se si do të vazhdonte futbolli dhe Bundesliga.”-ka thënë Neuer.
“Ishte e rëndësishme për mua të vazhdoja të punoja me trajnerin tonë të portierëve Toni Tapalovic. Tani kjo është zgjidhur. Ndihem shumë rehat dhe jam në shtëpi në Bavari. FC Bayern është një nga klubet më të mira të futbollit në Evropë.”-ka përfunduar ai.
Edhe kryesuesi i Bordit Ekzekutiv të Bayernit shprehet tejet i lumtur me qëndrimin e Neuer-it, shkruan BUNDESLIGA.
“Klubi është shumë i lumtur që Manuel ka zgjatur kontratën e tij deri më 30 qershor 2023. Ai është portieri më i mirë në botë dhe kapiteni ynë.”- ka thënë Karl-Heinz Rummenigge./InLajmi/