Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci bashkë me kryetarin e Skenderajit, Bekim Jashari, kemi shkuar për ngushëllime te Baca Osman e Nëna Qamë me rastin e ndarjes fizike të birit të tyre të shtrenjtë e shokut tonë, Sylës, përcjell InLajmi.
Dhimbja është e madhe sepse Syla që nga koha e veprimtarisë ilegale dhe deri sot, në shtetndërtim, shquhej me bujarinë, sinqeritetin dhe atdhedashurinë, duke ndjekur rrugën e vëllait hero, Afrimit.
Syla do të mbetet i paharrueshëm, si shok, bashkëveprimtar e kontribuues i madh për çështjen kombëtare. I përhershëm qoftë kujtimi për Sylë Zhitinë./InLajmi/