Deri me tani në vendin tonë janë shëruar 772 persona nga Covid-19, ndërsa raste aktive kanë mbetur edhe 202.
Numri i rasteve të përgjithshme me koronavirus në vendin tashme ka tejkaluar shifrën 1 mijë, prej tyre 772 janë shëruar, që nënkupton se aktualisht kemi më shumë të shëruar sesa raste aktive.
Në vendin tonë kanë humbur jetë 29 persona, të cilët ishin të prekur me koronavirus, po ashtu siç kanë njoftuar institucionet shëndetësore këta persona kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese, raporton lajmi.net.
Aktualisht, me numrin më të madh të të infektuarve prinë Ferizaj, pasuar nga Prizreni, Prishtina e Gjilani.
Ndërkohë, sonte janë raportuar 14 raste të reja me koronavirus, dhe tre të tjerë janë shëruar, shkruan Lajmi.net.
Nga data 08 shkurt deri më 20 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 12.406 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.003 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.