• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 13 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Hoxhaj për mediat austriake: Kina dhe Rusia bëjnë propagandë me krizën gjatë pandemisë

J G nga J G
20 May 2020
në Kosovë
0 0
0
Hoxhaj për mediat austriake: Kina dhe Rusia bëjnë propagandë me krizën gjatë pandemisë
3
SHPERNDARJE
14
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, në shkrimin e tij autorial për “Die Presse”, gazetë prestigjoze austriake, ka thënë se në politikë, krizat ofrojnë gjithmonë mundësi të reja dhe siç po duket, kjo po ndodhë edhe me krizën shëndetësore që e ka krijuar Covid-19.

“Disa vende po përpiqen të korrin përfitime në politikën e jashtme: shtete si Kina dhe Rusia duan të përdorin pandeminë për ta forcuar ndikimin e tyre global dhe atë gjeopolitik.”, ka shkruar Hoxhaj.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, ka përmendur se paralelisht me përhapjen e virusit, Kina dhe Rusia kanë shpërndarë me qëllim informacione të rreme, për të siguruar besueshmëri midis popujve në Ballkan.

“Luftimi i Covid-19 duhet të vazhdojë gjatë gjithë vitit, dhe Evropa Juglindore do të vazhdojë të ekzistojë edhe më gjatë me propagandën ruse dhe kineze. Distanca sociale është dëshmuar të jetë e përshtatshme për shëndetin tonë. Prandaj, edhe distanca e informacionit nga këto fushata dezinformuese është e rëndësishme.”, ka thënë më tej Enver Hoxhaj në shkrim.

Kur virusi u shfaq për herën e parë në Wuhan të Kinës, Hoxhaj përmendi në shkrim edhe pretendimet e ministrisë së punëve të jashtme të Kinës.

“Virusi i koronës u shfaq për herë të parë në Wuhan, Kinë. Por Ministria e Punëve të Jashtme në Kinë ka përhapur pretendime se virusi ishte krijuar në një laborator ushtarak në amerikan. Kjo ishte shpërndarë pastaj edhe nga mediat ruse, në të gjithë botën, e madje në gjuhë të ndryshme.”, thuhet më tej.

Ish-ministri i jashtëm, i cili në qeverinë e kaluar ishte në pozitën e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj, gjithashtu ka shkruar se fushata dezinformuese e këtyre dy shteteve u ndje edhe në Evropën Juglindore.

Ai përmendi rastin kur ministri i jashtëm serb, Ivica Dacic, kishte pyetur nëse virusi ishte i natyrshëm, apo ishte i krijuar në një laborator, dhe I njëjti kishte kërkuar nga Kombet e Bashkuara të shpjegojnë nëse ishte një armë biologjike.

“Kush dërgoi ndihmë për të luftuar pandeminë, u bë çështje e nxehtë e politikës së jashtme. Kina bëri hapat e parë: u përpoq të ishte përgjegjëse për shfaqjen e krizës, si vendi eksportues i virusit. Rusia gjithashtu ndoqi Kinën në këtë lloj angazhimi ndërkombëtar: të dy vendet dërgonin mjekë, maska dhe pajisje të tjera mjekësore, dhe bënin tituj pothuajse çdo javë.”, ka shkruar më tej Hoxhaj në shkrimin për gazetën austriake.

Sipas Hoxhajt, edhe në Beograd po falenderohet Kina dhe Rusia, madje edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic.

“Sot, në Beograd ka panele me fjalët “Faleminderit, Vëlla Xi” për ndihmën. Presidenti Vuçiq priti dorëzimin e ndihmës kineze personalisht në aeroport dhe sulmoi BE-në: “solidariteti evropian nuk ekziston”. Falënderimet e tij për Kinën, puthja e flamurit kinez dhe fotot e pritjes së ndihmës, së bashku me ekspertët nga Ëuhan, janë spikatur në mediat serbe.”, ka shkruar Hoxhaj më tej.

Ai, gjithashtu tregoi edhe fjalët e kryeministres serbe, Ana Bernabiq pasi Serbia mori ndihma për luftimin e virusit nga Moska.

“Mbështetja ruse u koordinua nga Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin, dhe shefja e tij entuziaste, kryeministrja Ana Bernabiq, e cila tha: Shumë faleminderit President Putin dhe popullit vëlla rus”.”, ka thënë Hoxhaj.

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj gjithashtu tha se Kina dhe Rusia janë të brengosura se si ta përdorin krizën për prestigjin dhe propagandën e tyre.

“Ato gjithashtu përpiqen të ngrisin pyetjen publike nëse regjimet autoritare janë më të mira dhe më të përshtatshme në trajtimin e problemeve globale? Dhe nëse diktaturat u shërbejnë qytetarëve të tyre më mirë sesa demokracitë në kohë krize? Bëhet fjalë për një “betejë globale të narrativave”, por edhe dezinformimi dhe fushatat anti-BE.”, ka shkruar ai më tej për gazetën austriake.

Hoxhaj, krejt në fund të tekstit të tij, tha se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të bëjnë më shumë që këtyre qëllimeve të Kinës dhe Rusisë, t’u vendosen kufijtë, pasi sipas tij, nëse Perëndimi nuk ofron mbështetje, vendet e tjera mund të orientohen nga këto dyja shtete, përcjell EO.

“BE dhe SHBA tani kanë marrë një rol më aktiv: Luftimin e pandemisë. Sidoqoftë, duhet të bëhet më shumë për të ndikuar në vendosjen e kufijve te Rusia dhe Kina. Nëse Perëndimi nuk ofron mbështetje masive, vendet e tjera mund të marrin shembull Serbinë dhe të orientohen në Kinë dhe Rusi.”

Tags: Enver HoxhajSerbiaSHBA
Postimi i mëparshëm

KEK dhe Komuna e Obiliqit nënshkrujnë memorandum bashkëpunimi

Postimi tjetër

Njihuni me avokatin kosovar që falet mbi flamurin amerikan

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe shumë të nxehtë veror – Temperatura maksimale 34 gradë celsius

28 August 2025
Jana Arsovska: Dimal Basha është përgjegjës vetëm për një kapitull të artikullit
Kosovë

Jana Arsovska: Dimal Basha është përgjegjës vetëm për një kapitull të artikullit

28 August 2025
Abdixhiku: Viti i ri shkollor nis me të njëjtat probleme, qeveria Kurti s’bëri asnjë përmirësim
Kosovë

Abdixhiku: Viti i ri shkollor nis me të njëjtat probleme, qeveria Kurti s’bëri asnjë përmirësim

28 August 2025
Sopi nga OVL-UÇK: Mund të ketë protesta deri në shkarkimin e Bashës – s’e ka detyruar askush ta shkruajë artikullin
Kosovë

Sopi nga OVL-UÇK: Mund të ketë protesta deri në shkarkimin e Bashës – s’e ka detyruar askush ta shkruajë artikullin

27 August 2025
Përditësimi i fundit, deri në 2 orë po zgjasin pritjet për të dalë nga Kosova
Kosovë

Përditësimi i fundit, deri në 2 orë po zgjasin pritjet për të dalë nga Kosova

27 August 2025
Aksident i rëndë mes 3 automjeteve në tunelin e Kalimashit, humbin jetën 2 kosovar
Kosovë

Të shtëna me armë zjarri në Obiliq, policia jep detaje

27 August 2025
Postimi tjetër
Njihuni me avokatin kosovar që falet mbi flamurin amerikan

Njihuni me avokatin kosovar që falet mbi flamurin amerikan

Lajmet e fundit

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

29 August 2025
George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

29 August 2025
Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

29 August 2025
Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

29 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 28 gusht ndër vite?

28 August 2025
Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

28 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe shumë të nxehtë veror – Temperatura maksimale 34 gradë celsius

28 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu