• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 14 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Politikë

Çfarë kërkoi Thaçi nga ambasadorët e vendeve të QUINT-it

J G nga J G
20 May 2020
në Politikë
0 0
0
Çfarë kërkoi Thaçi nga ambasadorët e vendeve të QUINT-it
2
SHPERNDARJE
22
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kur Gjykatës Kushtetuese i kanë mbetur edhe nëntë ditë deri në nxjerrjen e vendimit për mandatarin e qeverisë, presidenti Thaçi ka mbledhur sërish ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe shefen e Bashkimit Evropian në Prishtinë, Natalia Apostolova.

Sipas asaj që ka shkruar presidenti në “Twitter”, aty është diskutuar edhe për rëndësinë e respektimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e tij.

Një burim i KOHËS brenda QUINT-it ka thënë se temë diskutimi ka qenë vendimi i Kushtetueses. Sipas burimit, Thaçi ka pasur edhe një kërkese për ambasadorin e ShBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë, si dhe shefen e BE-së.

“Na tha mes rreshtash se do të ishte mirë të bënim një lloj sensibilizimi publik dhe të kërkojmë që secili t’i pranojë pavarësinë dhe paanshmërinë e Gjykatës Kushtetuese, në nxjerrjen e vendimit. Por, vështirë se mund ta bëjmë këtë, sepse nuk komentojmë asgjë që ndërlidhet me vendimet specifike të Gjykatës Kushtetuese. Veçanërisht tani, sepse, sipas zhvillimeve, Gjykata pritet ta marrë vendimin së shpejti, prandaj ka mundësi të manipulohet me qëndrimin tonë”, ka thënë ky burim në kushte anonimiteti.

Në lidhje me takimin KOHA ka pyetur zyrtarisht ambasadat e QUINT-it në Kosovë. Në Zyrën e BE-së kanë thënë se Gjykata Kushtetuese si autoriteti më i lartë që merret me interpretimin e Kushtetutës nuk duhet t’u nënshtrohet në asnjë mënyrë presioneve të individëve ose institucioneve.

“Thelbi i sundimit të ligjit qëndron në sigurimin e profesionalizmit dhe pavarësisë së saj nga ndikimet politike. Kjo është pikërisht arsyeja pse gjyqtarët e saj zgjidhen nga Kuvendi me shumicë votash. Shefja e Zyrës së BE/EUSR takohet rregullisht me liderët të Kosovës për të diskutuar çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet bilaterale BE-Kosovë”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së.

Ndërkaq Ambasada e Britanisë së Madhe ka sugjeruar t’i referohemi një deklarate të mëhershme të ambasadorit Nicholas Abott, ku ka kërkuar që vendimet e Kushtetueses të respektohen nga të gjithë dhe se Gjykata duhet të marrë vendime të pavarura e pa frikë ose favore.

Ndërkohë kanë vazhduar edhe të martën deklarimet politike rreth vendimit potencial të Kushtetueses.

Kryeministri në detyrë ka mohuar t’i ketë bërë presion Gjykatës Kushtetuese, ashtu siç kjo e fundit tha në reagimin e djeshëm.

“Ne nuk kërcënojmë askënd, ne nuk bëjmë trusni ndaj askujt. Përkundrazi ju e dini që në historikun e Lëvizjes Vetëvendosje ne jemi ata që jemi kërcënuar vazhdimisht dhe jemi persekutuar vazhdimisht. Si kryeministër në detyrë mund të them se unë jam në mbrojtje të Gjykatës Kushtetuese. Sulmet i ka nga dikush tjetër, sepse ne e adresuam çështjen, tjetër kush është në panik”, ka thënë Kurti.

Një paralajmërim për Gjykatën Kushtetuese e ka dhënë kryetari i AAK-së, që pret ta jetësojë marrëveshjen e koalicionit me LDK-në.

Ramush Haradinaj ka thënë se rrëzimi eventual i dekretit të presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin për kryeministër, do të rrezikonte demokracinë në vend.

“Unë e shoh si të pamundur me ia mohu edhe të dytit me e bë qeverinë kur i pari nuk e bën. Sepse rrezikohet krejt demokracia jonë, nga fakti se sa herë që kemi zgjedhje, nëse i pari nuk arrin me formu, atëherë do të na duhet me shku prapë në zgjedhje. E shoh bukur të vështirë me u shpall dekreti ta zëmë jokushtetues”, ka thënë Haradinaj.

29 maji është afati i fundit kur Kushtetuesja duhet të vendosë nëse është në përputhje me aktin më të lartë juridik dekreti i presidentit për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Tags: Gjykata KushtetueseHashim ThaçiQUINT
Postimi i mëparshëm

Shqipëria do të u paguajë gjobat qytetarëve që kanë mbetur në Greqi

Postimi tjetër

Vetëvendosje nuk pranon vendimet e Kushtetueses që janë kundër saj

Të ngjajshme Postime

Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit
Politikë

Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

29 August 2025
Zogaj: Sot e gjithë struktura rreth Kurtit përbëhet nga injorantët edhe të korruptuarit
Politikë

Zogaj: Sot e gjithë struktura rreth Kurtit përbëhet nga injorantët edhe të korruptuarit

27 August 2025
Haxhiu publikon fotografi nga takimi lamtumirës, falënderon stafin e MD’së
Politikë

Haxhiu publikon fotografi nga takimi lamtumirës, falënderon stafin e MD’së

27 August 2025
Haxhiu kritikon opozitën: Me 6 vota më shumë Rashiq do të ishte nënkryetar i Kuvendit
Politikë

Haxhiu kritikon opozitën: Me 6 vota më shumë Rashiq do të ishte nënkryetar i Kuvendit

26 August 2025
Agim Veliu: Kurti refuzoi kërkesën time për të dërguar policinë në veri
Politikë

Agim Veliu: Kurti refuzoi kërkesën time për të dërguar policinë në veri

26 August 2025
Krasniqi: Procedura për zgjedhjen e nënkryetarëve nga minoritet duhet të përsëritet
Politikë

Krasniqi: Procedura për zgjedhjen e nënkryetarëve nga minoritet duhet të përsëritet

26 August 2025
Postimi tjetër
Vetëvendosje nuk pranon vendimet e Kushtetueses që janë kundër saj

Vetëvendosje nuk pranon vendimet e Kushtetueses që janë kundër saj

Lajmet e fundit

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

29 August 2025
George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

29 August 2025
Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

29 August 2025
Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

29 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 28 gusht ndër vite?

28 August 2025
Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

28 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe shumë të nxehtë veror – Temperatura maksimale 34 gradë celsius

28 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu