Ata që ecin shpejtë mund të jetojnë më gjatë sesa dembelët (ata që ecin ngadalë) – falë peshës së tyre, thotë një studim i ri.
Studiuesit nga Universiteti i Leicesterit kanë analizuar të dhënat e 474.919 personave me moshën mesatare prej 52 vjeç në “UK Biobank” mes vitit 2006 dhe 2016, shkruan “Daily Mail”.
Ata gjetën se gratë të cilat kanë ecur shpejt kishin një jetëgjatësi nga 86.7 në 87.8 vjet, ndërsa burrat që kanë mbajtur ritmin e njëjtë të ecjes kishin jetëgjatësinë nga 85.2 në 86.8, transmeton Koha.net. Ata që ecin ngadalë patën perspektiva të zymtë: gratë kishin jetëgjatësi prej 72.4 vjet ndërsa burrat prej 64.8 vjet, nëse ata ishin më të qetë në lëvizjet e tyre.
Sipas studimit, të publikuar javën e kaluar në revistën “Mayo Clinic Proceedings”, raporti ishte i njëjtë edhe nëse ata që ecnin shpejt kanë kaluar disa herë në mbipeshë.
Kjo nuk do të thotë se ata që ecin shpejt do të jetojnë më gjatë – raporti tregon vetëm një korrelacion, jo një shkak-efekt, por ekspertët thonë se tregon se shpejtësia e ecjes mund të jetë një mënyrë për mjekët që të gjykojnë shëndetin e përgjithshëm të pacientëve të tyre krahas testeve të tjera.
Është vështirë që studimi i parë të mbajë shpejtësinë e ecjes si një faktor të fuqishëm që duket se nxit dhe përcakton shëndetin tonë.
Në vitin 2011, shoqata “The Journal of the American Medical Association (JAMA)” ka publikuar një studim të profesoreshës së mjekësisë geriatrike, Stephanie Studenski, e Universitetit të Pittsburghut, i cili kishte gjetje të njëjta: shpejtësia e ecjes ishte një parashikues i besueshëm i jetëgjatësisë.