Raporti i Policisë së Kosovës bënë të ditur se dje në ora 10:50, ka ndodhur një vdekje e dyshimtë e një shtetasi kosovar, gjinia mashkull, shkruan InLajmi.
Mësohet se i njejti ka qenë në market duke bërë blerje të gjësendeve të ndryshme, kur krejt papritur është alivanosur. Me t’i rënë të fikët është telefonuar Ambulanca. Ekipi mjekësor menjëherë pasi ka arritur në vendngjarje ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit, trupi është dërguar në obduksion./InLajmi/