Drejtori i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj pas raportimit në Komisionin për Siguri, ku ka raportuar për menaxhimin e pandemisë nga ky institucion, tha se do të vazhdojnë të punojnë me orarin e njëjtë nga 12 orë, raporton InLajmi.
Ai ka folur edhe për hetimin ndaj dy zyrtarëve të Policisë që nuk respektuan vendimet e Qeverisë gjatë pandemisë, duke shtuar se ende hetimet janë në fazën fillestare.
Qalaj ka folur për rastin e vdekjes së të riut nga Gjilani në Qendrën e Studentëve që shërben si karantinë.
Sipas tij, çështja është e ndjeshme dhe kërkon trajtim më ndryshe.
“Realisht ne kemi diskutuar për Qendrën e Studentëve dhe aspektin e rolit të policisë në këtë menaxhimin e situatës në këtë karantinë dhe rolin e policisë qoftë jashtë perimetrit të kësaj qendre apo në angazhimin e policisë brenda e që zakonisht është në bazë të kërkesës së personelit mjekësor që është atje”.
“S’mund të jap detaje. Çështja e fatkeqësisë që ka ndodhur është duke u trajtuar dhe nuk kam mandat të flas për momentin. Është çështje e vlerësimit të prokurorit dhe po trajtohet në vazhdimësi, por është e ndjeshme dhe duhet trajtuar mirë”, është shprehur Qalaj./InLajmi/