Në Sheshin e Prishtinës pasditen e 12 majit, disa aktivistë kishin vendosur pika të kuqe në shesh si shenjë për mbajtjene një proteste të mundshme, përcjell InLajmi.
Aktivistë tjo të paktë, kanë bërë parapërgatitjet e tyre për protestë. Ndërsa të njëjtit mbanin edhe distancën sociale.
Ndërsa, sot edhe Peja ka nisur përgatitjet për protesta.
Disa aktivistë kanë bërë shënjime ne sheshin e qytetit, në rast nevoje për protesta në këtë kohë pandemie. Shenjimet janë bërë për rreth 170 protestues.
Ndryshe, pasditen e sotme në shesh të Prishtinës pamë edhe disa besimtarë myslimanë të cilët në shenjë revolte ndaj mos hapjes së xhamive, falën Ikindinë duke mbajtur distancë sociale./InLajmi/