Kemi hyrë në fazën e dytë të lehtësimit të masave, ku janë hapur shumë biznese pasi kanë kaluar dy muaj prej kur qytetarët po ballafaqohen me pandeminë me koronavirus, përcjell InLajmi.
Shumë biznese u rihapën dhe u rrit numri i lëvizjes së lirë të qytetarëve, deri në fazën e tretë e cila do të jetë nga 1 qershori, ku edhe do të bëhet rivlerësimi për normalitetin e situatës.
Por, as në fazën e tretë nuk u përmend hapja e shkollave, e përmes një postimi në Facebook, deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka vlerësuar se shkollat duhet të hapen në Ditën e Fëmijëve, pra me 1 qershor.
Ky është postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Dhurata më e mirë që mund tia bëjmë fëmijëve të Kosovës në ditën e tyre me 1 qershor- do ishte nëse mund ti hapim shkollat. Shpresojmë që gjendja epidemiologjike e mirë në këtë 10 ditësh të na lejoj hapjen e shkollave në qershor, që fëmijët të mos kenë shkeputje 6 mujore nga bankat shkollore e dija./InLajmi/