Në Spanjë, pothuajse tre të katërtat e vendit përparoi sot me fazën e dytë të lehtësimit të masave kufizuese, raporton “The Guardian”.
Miliona njerëz patën mundësinë të takoheshin në grupe me deri në 10 persona dhe të konsumonin një pije ose një vakt në kafenetë dhe tarracat e restoranteve.
Ministri i transportit, José Luis Ábalos, tha se vendi do t’i përfundojë kufizimet e karantinës dyjavore në fund të qershorit dhe do t’i rihapë plotësisht kufijtë e tij.
“Nga fundi i qershorit, ne do të fillojmë aktivitetin e turizmit, shpresoj”, tha Ábalos