Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli ka diskutuar për pasojat e pandemisë me koronavirus në Kosovë dhe për hapat që duhet të ndërmerren për tejkalimin e pasojave për ekonominë, përcjell InLajmi.

Ai ka kërkuar më tepër ndihmë nga shteti për kompanitë përmes granteve, avantazheve tatimore dhe subvencioneve.


Pacolli nëpërmjet një shkrimi në facebook ka kërkuar krijimin e një komiteti kombëtar të rimëkëmbjes ekonomike në Kuvend, pjesë së cilit do të jenë qeveria, opozita, bizneset, odat ekonomike dhe palët e tjera e interesit, me qëllim që t’i përgjigjet së bashku situatës ekonomike, e cila sipas tij do të jetë më e rënda që nga vitet e nëntëdhjeta.
“Nëse nuk i marrim këmbët në fillim mirë, do të jetë një sfidë për vite me radhë ndikimi. Kosova duhet të mësojë nga eksperiencat që vendet e tjera kishin me krizën ekonomike në 2008”, ka shkruar Pacolli./InLajmi/


















