Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar duke kërkuar që të bëhet një hetim ndërkombëtar.
“Mbështes fuqimisht një hetim ndërkombëtar për shkatërrimin antikushtetues, të paligjshëm dhe në mënyrën më antievropiane të Teatrit Kombëtar”
Ai tha se është gati të bashkëpunoj me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, si dhe me çdo institucion evropian dhe ndërkombëtar për Kulturën.
Meta shtoi se Evropa dhe bota demokratike po e kupton edhe me qartë se ç’po ndodh këtu. Mos iu përgjigjuni dhunës me dhunë, por me besim te Demokracia dhe Triumfi i saj mbi talebanizmin dhe oligarkinë”, tha presidenti Meta./InLajmi/