Ka ndryshuar situata meteorologjike. Pas valës së të nxehtit afrikan, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.
Në viset malore pos reshjeve më intensive që do të regjistrohen atje, temperaturat do të ulen ndjeshëm. minimalet do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi e veriperëndimit me shpejtësi 1-8m/s.
Temperaturat maksimale do të arrijnë në 25 gradë Celcius.
Kushtet biometeorologjike parashihen të përmirësohen dukshëm, si në shëndet, për shkak të përmirësimit të cilësisë së ajrit, ashtu edhe në florë, për shkak të prezencës së këtyre elementeve meteorologjike. /InLajmi/