Pas një kërkimi intenziv në një zonë mjaft të gjerë malore-kodrinore dhe në fshat, ai është gjetur nga zyrtarët policorë.
Zëdhënësi i Policisë Kosovës, Daut Hoxha ka konfirmuar për GazetaBlic se dje rreth orës 21:30 Policia në Podujevë ka pranuar një informacion se një person mashkull kosovar është larguar nga shtëpia.
“Familjarë të tij dhe njësitet relevante policore përfshirë edhe ato të specializuara kanë filluar një kërkim intenziv në një zonë mjaft të gjerë malore-kodrinore dhe në fshat ku dyshohej se viktima mund të gjendej. Pas disa orë kërkimesh nga njësitet policore, rreth orës 02:00 pas mesnate, të datës 17.05.2020, viktima është gjetur shëndosh e mirë. Është njoftuar edhe prokurori kompetent , përderisa viktimës iu është ofruar edhe tretman mjekësor sipas nevojës për të vazhduar trajtimi i mëtejme i rastit nga njësitet kompetente”, ka thënë ai