Ka ndërruar jetë Sylë Zhitia vëllai i dëshmorit Afrim Zhitia.
Lajmin për vdekjene tij e ka dhënë kryetari në detyrë i komunës së Podujevës Naim Fetahu ku ka njoftuar gjithë opinionin se me dhimbje të thellë mori lajmin për vdekjen e mikut të tij më të mirë, bashkëpunëtorit më të ngushtë, Sylë Zhitia, shkruan InLajmi.
Fetahu ka thënë se Është e pabesueshme që Syla iku kështu paparitur, duke na lënë me zemra të thyera e mall të madh. Syla, vëllai i Afrim Zhitisë, ka qenë njeri i vlerave të larta dhe i respektit të madh. /InLajmi/