Një 21-vjeçar ka vdekur gjatë pasditës së sotme si pasojë e një vetaksidenti me traktor në fshatin Vërrnakollë të Vitisë.
Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani i cili tha se i riu ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.
“Po mund t’ua konfirmoj që një person me traktor në lëvizje e sipërme është rrokullisë traktori dhe aksidentalisht e ka zënë vozitësin, është shqiptar, shtetas i Kosovës dhe fatkeqësisht edhe përkundër që kanë tentu t’i japin ndihmë edhe familjarët edhe ekipet mjekësore për në spital ka ndërru jetë. Aksidenti ka ndodh në fshatin Vërrnakollë në Komunën e Vitisë, rreth orës 17:45. Vdekja aksidentale është cilësur nga ana e Kryeprokurorit të Shtetit. Viktima është i lindur në viti 1999”, tha ai.
Hashani njoftoi se trupi i pajetë i 21-vjeçarit i është dorëzuar familjes me urdhër të Kryeprokurorit të Shtetit.