Martin Shkrelit i është refuzuar kërkesa për lirim të mëhershëm nga burgu, në mënyrë që ai të gjejë një medikament kundër COVID-19.
Kiyo Matsumo është gjykatësi i një gjykate në New York City, që e refuzoi kërkesën e 37-vjeçarit, që pretendon se mund ta krijojë një medikament, që do ta trajtonte coronavirusin.
Shkreli kishte kërkuar një lirim tremujor gjatë muajit prill, në mënyrë që të mblidhte një ekip, me të cilin do luftonte pandeminë, që deri më tani ka infektuar 4.64 milionë njerëz në mbarë botën.
“Gjykata nuk konstaton se lëshimi i z. Shkreli do të mbrojë publikun edhe pse ai kërkon të shfrytëzojë përvojën e tij me farmaceutikë, për të ndihmuar në zhvillimin e një medikamenti për COVID-19, të cilin ai do ta sigurojë pa ndonjë kosto”, thuhet në raportin gjyqësor, që e sjellë Bloomberg.
Në raportin e gjykatës, thuhet se Shkreli i cili pritet të lirohet në tetor të vitit 2023, është i ndjeshëm nga virusi sepse vuan nga astma dhe alergjitë.
I njohur si “Djaloshi i farmacive”, u dënua në marsin e vitit 2018 me shtatë burg, pasi u gjet fajtor për mashtrim me letra me vlerë, gënjeshtra ndaj investitorëve në fonde mbrojtëse dhe manipulimin e aksioneve në Retrophin Inc., një kompani bioteknike që ai e themeloi vet.
“Nuk jam i befasuar, por shumë i zhgënjyer. Të mbrojturit tim famëkeq, nuk i lejohet të pushojë e as të kontribuojë kur i duhet vendit më së shumti”, tha avokati i Shkrelit, Benjamin Brafman, transmeton Telegrafi.
Si njeriu apo shqiptari më i urryer në botë, Shkreli më së miri njihet për rritjen e çmimit të një ilaçi kundër HIV-it për 5,000 për qind, por dënimi i tij nuk lidhet vetëm me këtë veprim.