23 të shëruar dhe 7 raste të reja me koronavirus janë raportuar sonte nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në vend teksa 5 nga rastet janë nga Komuna e Ferizaj e cila përsëri është bërë vatër e koronavirusit, shkruan InLajmi.
Edhe mbrëmë Ferizaji ka prirë me raste pozitive me COVID-19 dhe kryetari i komunës Agim Aliu ka thënë se janë keqkuptuar nga qytetarët masat e lëvizjës dhe kjo është arsyeja pse është rritur numri i të infektuarve.
Edhe në Prishtinë është konfirmuar një rast mbrëmë dhe sot teksa një rast kontakti kemi edhe në Gjilan.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
Kryetarët e të gjitha komunave po apelojnë që të respektohen masat dhe distanca./InLajmi/